Web Analytics
BallinaKonjufca pranon urim nga homologu turk

Konjufca pranon urim nga homologu turk

Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Şentop, nëpërmjet një telegrami, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.

“I nderuari kryetar, Homologu im i çmuar,
Në emrin tim personal dhe të anëtarëve të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, thellësisht ju uroj për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Unë besoj plotësisht se bashkëpunimi midis parlamenteve tona do të zhvillohet me kontributet e vlefshme të Shkëlqesisë Suaj në periudhën e ardhshme, me qëllim të rritjes së marrëdhënieve tona bilaterale dhe forcimit të dialogut midis popujve tanë”.

“Me këtë rast, shpreh urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë tuaj, ndërsa popullit të Kosovës i uroj paqe dhe prosperitet“, thuhet në urimin e kryeparlamentarit turk, Şentop. ​

Rrjetet Sociale

630,452FansaPëlqeje
28,208NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit