Konkurentja e “It’s my love” me akuza të forta ndaj moderatorit Valon Maloku

Konkurentja e “It’s my love”, ka hedhur akuza në drejtim të moderatorit Valon Maloku, i cili mori drejtimin e emisionit pasi pa se kishte shikushmëri në Youtube.

Konkurentja Qendresa Murtezi, duket se është larguar nga emisioni, ndërsa në një lidhje live në Instagram ka akuzuar drejtuesin e emisionit.

Qendresa në Instagram ka treguar se Valon Maloku i kishte premtuar pagesë dhe se do t’i gjente një vend pune asaj vetëm që të merrte pjesë në emision.

Ajo thotë se drejtuesi i emisionit e ka paguar vetëm atë 30 euro për një episodë të emisionit, ndërsa punë nuk i ka gjetur kurrë.

Ajo ka treguar edhe një rast kur kishte shkuar tek familja e saj në Ferizaj, pasi babai i saj ishte sëmurë, ndërsa Valon Maloku, i kishte kërkuar të vinte në emision edhe pse e dinte për situatën. /Magazina