Konkurrentët e Për’puthen kanë një ankesë për Bora Zemanin, moderatorja merr vendimin e papritur

Bora Zemani është mjaft aktive në rrjetet sociale, ky aktivitet dhe afërsia e saj me fansat javën e kaluar i është shpërblyer asaj duke arritur 1 milionë ndjekës në instagram.

Bora Zemani është një nga moderatoret më të dashura shqiptare e cila kohët e fundit është komentuar shumë edhe për shkak të historisë së saj me Donaldin dhe Beatrixën.

Ajo nuk është e dashur vetëm nga njerëzit jashtë televizionit por edhe nga ata brenda.

Së fundmi me anë të disa videove Bora ka treguar ankesën e konkurrentëve të Për’puthen të cilëve Bora nuk iu ka kthyer ‘follow’ në instagram.

Ajo gjatë realizimit të videove iu premtoi se do t’iu kthejë follow, gjë që i gëzoi ata mjaft shumë.

Ndryshe, emri Borës ditëve të fundit është lakuar në mediat rozë duke aluduar se ajo do ketë një përballje me Donaldin dhe Beatrixën në finalen e formatit të BBV me 18 shkurt, por se si qëndron e vërteta mbetet për tu parë./Lajmi.net/