Konkurrentët kalojnë natën bashkë? Ja detajet që ngjallën dyshimet

Alvisa dhe Bashkimi janë konkurrentët që deri tani kanë arritur më së shumti afrimitet dhe janë drejt një rruge të mbarë për krijimin e një lidhje, madje konkurrentja puntatën e fundit tha se është gati të deklarohej.

Dyshja kanë thyer rregulloren duke u takuar edhe jashtë dhe kjo u diskutua në program, pasi vet Alvisa solli një video me të cilën sipas saj po shantazhohej nga dikush.

Ajo tha se është duke u shantazhuar me video për të lënë emisionin dhe të ndërpresë në mes njohjen me Bashkimin duke u shprehur e shqetësuar për videot dhe kërkoi që të lërë emisionin.

Nga ana tjetër Bashkimi pohoi se ai i kishte kërkuar takim kur u kthye nga Amerika pasi donte takonte dhe se e merr ai pjesën e fajit.

Ai gjithashtu shprehu pëlqim shumë të madh për Alvisën.

Pas transmetimit të kësaj situate një tjetër postim ka bërë bujë duke nxitur dyshimin e ndjekësve se dyshja mund të kenë kaluar natën bashkë.

Alvisa ka postuar një foto të syrit të Bashkimit duke shkruar “Natën e mirë” dhe kjo bëri që të hidhen dyshime të mëdha.