Konsiderohet e dëmshme rizgjedhja e Thaçit edhe për një mandat

Anëtarët e LDK-së të cilët nuk përkrahën shkarkimin e Vjosa Osmanit kanë ngritur shqetësimin se vendimi i partisë është bërë për t`i hapur rrugën rizgjedhjes së Hashim Thaçit në krye të shtetit.

Ndonëse thotë të mos jetë diskutuar, deputeti Ardian Shala nuk hedh poshtë një mundësi të tillë, raporton KOHA.

Shala ka treguar arsyet për të cilat thotë të kenë shtyrë të votojë kundër shkarkimit të Osmanit nga posti i nënkryetares dhe anëtares së kryesisë.

E diskutimi i një mundësie të tillë është duke u konsideruar si i dëmshëm për vendin dhe demokracinë.

Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të komentojë vendimin e LDK-së.

Ajo ka lënë të hapur mundësinë që për një çështje të tillë do të deklarohet ditëve në vijim.

Sipas nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës, zgjedhja e Presidentit bëhet me 81 vota për.

Nëse zgjedhja e presidentit dështon të arrihet në tri rundet e votimit, atëherë shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja.