Koronavirus, mbretëresha Elizabeth largohet nga Londra

Përhapja e koronavirusit ka bërë që mbretëresha Elizabeth e Anglisë të largohet nga Londra.

Sovrania ka anuluar festat e parashikuara për tu mbajtur në pallatin mbretëror Buckingham Palace.

“Mbretëresha do të largohet ditën e enjte drejt kështjellës Windsor si masë paraprake pas përhapjes së koronavirusit.

Largimi i saj do të përshpejtuar me një javë, ndërkohë që ishte parashikuar që të largohej për Pashkë.

Disa takime të parashikuara në Buckingham Palace janë anuluar”, u tha në një deklaratë të familjes mbretërore.

Ndërkohë audienca e parashikuar me Kryeministrin Boris Johnson do të zhvillohet.

Mirëpo duke parë situatën e përhapjes së Covid-19, me gjasë sovrania do e zgjasë më tej vizitën.

Deri më tani në Britaninë e Madhe janë prekur 1950 persona me koronavirus, prej tyre 71 të vdekur. /a.y/noa.al