Koronavirusi/ 10 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës, 31 me oksigjeno-terapi

10 pacientë me Covid-19 janë shëruar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë .

Ak tualisht po trajtohen 65 pacientë.

31 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Kanë qenë 9 lindje, 8 normale dhe 1 me pre.rje cezar.iane.

Kanë lindur 9 foshnje 7 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 7 operacione, ndërsa 191 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,345 analiza.