Koronavirusi arrin në Bosnjë Hercegovinë

Në Bosnjë-Hercegovinë është shënuar rasti i parë me koronavirus.

Sipas mediave boshnjake, pacienti është evidentuar me Covid-2019 në Republikën Serpska.

Kjo ka bërë që 260 persona në Bosnjë të vendosen në karantinë.

Dyshohet se numri mund të shumëfishohet pasi që qindra persona janë duke iu bërë analizat. /Indeksonline/