Koronavirusi e ‘heshtë’ edhe Prishtinën, pamje nga gjendja aktuale në kryeqytet

Konfirmimi i pesë rasteve me koronavirus në Kosovë ka shkaktuar panik tek qytetarët.

Bazuar edhe në masat e qeverisë, qytetarët po qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Tanimë as qytetet e Kosovës nuk duken njësoj.

Rrugë të boshatisura, qetësi totale dhe të gjitha lokalet e mbyllura e karakterizojnë edhe Prishtinën.

Avokati, Arianit Koci ka publikuar disa fotografi nga gjendja e sontme në Prishtinë. /Lajmi.net/