Koronavirusi, farmacia në Kosovë shpërndanë 20 mijë maska falas

“Green Pharmacy” është kompania që do të shpërndajë maska falas për qytetarët në situatën e krijuar me koronavirusin.

Maskat mbrojtëse po blihen me vështirësi të madhe këto ditë për shkak të mungesës së madhe të tyre janë rritur edhe çmimet.

Por, “Green Pharmacy”, ka vendosur t’iu dalë në ndihmë qytetarëve duke dhuruar 20 mijë copë maska mbrojtëse.

Kjo është bërë e ditur nga vet faqja e farmacisë në Instagram. /Lajmi/