Koronavirusi, Italia trondit sërish: Sot 3233 të prekur dhe 349 të vdekur

Në Itali 24 orët e fundit janë infektuar edhe 3233 persona, kurse kanë humbur jetën 349 vetë.

Autoritetet italiane publikuan para pak çastesh situatën e 24 orëve të fundit në këtë vend për pasojat e infektimit me koronavirus.

Të dhënat e fundit tregojnë se ka shkuar në 27980 numri i përgjithshëm i personave të prekur.

Ndërsa ka arritur në 2158 shifra totale e të vdekurve.

Shifrat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve janë shëruar 2749 njerëz.

Të dhënat e sotme

Në foto: Pamje në Brescia ku disa të prekur me koronavirus po trajtohen në mjedise të improvizuara jashtë spitalit publik/noa.al/