Koronavirusi: Nga nesër pritet ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve

Qeveria e Kosovës sonte pritet t’i publikoj masat e reja pas shfaqjes së virusit COVID-19 edhe në Kosovë.

Masat e ekzekutivit kosovar pritet të ndalojnë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.

Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritët të ndahet në dy kohë të ndryshme.

Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

Vendimi pritët të votohet sonte në mbledhje të qeverisë, e cila mbahet në formë viruale.