Koronavirusi prek kafshët, infektohet macja e parë

Pas njerëzve, koronavirusi po prek edhe kafshët.

Ditën e sotme është konfirmuar që një mace ka rezultuar pozitive me Covid-19 në Belgjikë.

“Fakulteti i Mjekësisë Veterinare Liege raportoi që mace është infektuar me koronavirus.

Macja jetonte me pronarin e saj, që filloi të kishte simptomat e virusit një javë para kafshës shtëpiake’, tha Steven Van Gucht, president i komitetit shkencor belg dhe drejtues i sektorit të sëmundjeve virale në Sciensano.

Steven shtoi se është një rast i izoluar dhe bëhet fjalë për transmetim nga njeriu tek kafshët.

“Rreziku i transmetimit nga kafshët te njeriu është shumë i vogël”, tha ai.

Sipas Shërbimit Federal Publik të Shëndetësisë në Belgjikë, virusi mund të mbijetojë në objekte për disa orë apo ditë.

Më parë, është raportuar për dy qen në Hong Kong që janë infektuar me koronavirus./a.m/noa.al