Koronavirusi, Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme, si masë në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një dalje të jashtëzakonshme për mediat, Vuçiç tha:

Që nga ky moment ne kemi një gjendje të jashtëzakonshme.

Presidenti serb theksoi se qeveria do të publikojë së shpejti masa të forta kufizuese për koronavirusin.

Vuçiç tha se ai po vepronte në përputhje me dispozitat ligjore, që i lejojnë atij të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në mungesë të parlamentit, i cili u shpërnda përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 26 prillit.

Ai tha se lufta “kundër një kundërshtari të padukshëm”, do të synojë mbrojtjen e të moshuarve, të cilët janë personat më rrezikuar nga Covid-19.

Presidenti i Serbisë tha se kopshtet, shkollat dhe universitetit do të mbyllet deri në fund të semestrit.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 46 raste me koronavirus në Serbi, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vuçiç paralajmëroi se nga e hëna ushtria do të ruajë spitalet, ndërsa policia do të vëzhgojë personat e karantinuar deri në 28 ditë.

Ai tha se ata që shkelin karantinën mund të përballen me burg deri në tre vjet.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania