Koronavirusi: Shënohet viktima e parë nga një familje mbretërore

Princesha e Spanjës, Maria Teresa, e Bourbon-Parma, është personi i parë mbretëror në botë që vdes nga koronavirusi, sipas deklaratës nga vëllai i saj, Princ Sixto Enrique.

Prncesha, një kushërirë e largët e mbretit Felipe VI, ishte 86 vjeç dhe vdiq të enjten në Paris.

Funerali i saj u mbajt të premten, në Madrid.

“Që nga e diela, në Francë kanë vdekur 2,606 njerëz për shkak të koronavirusit,”- tha drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon, duke shënuar një rritje me 292 vdekje në vetëm 24 orë.

Të dielën, Franca konfirmoi 40,174 raste me koronavirus, që do të thotë 2,599 raste më shumë se të shtunën, duke shënuar një rritje prej 6.9%, e cila është më e vogël krahasuar me ditët e kaluara.

Të dhënat u morën nga faqja zyrtare e shëndetit public në Francë.

Ditët e fundit, vendi ka regjistruar më shumë se 80,000 raste dhe 6.803 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.