Koronavirusi: Si të mbroheni nëse punoni nga shtëpia

Kompani të mëdha si Google, JP Morgan dhe Twitter po u thonë punëtorëve të tyre që të punojnë nga shtëpia.

Një numër i bizneseve ka filluar që t’i mbyllin zyret e tyre dhe të punojnë nga shtëpia nga përhapja e shpejtë e koronavirsuit, raporto “Independent”.

Shpresohet që mbajtja e punëtorëve larg njëri-tjetrit, do të zvogëlojë mundësinë e përhapjes apo transmetimit të virusit me njëri-tjetrin.

Edhe pse qeveria ende nuk ka dhënë ndonjë këshillë specifike që të gjitha bizneset të ndjekin këto hapa dhe të punojnë nga shtëpia.

Për disa nga punëtorët, normalisht ky nuk është një opsion, por për ata të cilët mund ta gjejnë vetën duke punuar nga shtëpia, kjo është mënyra më e mirë që të zvogëlohen rreziqet.

Të mirat e punës nga shtëpia

Gjëja më e mirë e të punuarit në shtëpi është që ngriheni ngadalë nga shtrati dhe të motivuar.

Duke mos harruar që edhe pse jeni në shtëpi, ju duhet të punoni, kështu që filloni ditën në mënyrë të njëjtë.

Shkoni në tualet, më pas vishuni dhe filloni punën.

Punoni me një vrull të shkurtër

Në zyre ju mund të merrni ca minuta pushim në çdo gjë, duke filluar nga një takim apo pushimi i drekës, shkuarja në tualet, por kur je në shtëpi i vetëm dhe pa kolegë përreth, mund të jetë më e thjeshtë që të punoni edhe për një kohë të gjatë pa pushime.

Mos harroni të bëni pushim

Mund të jetë e vështirë që të trajtoni veten ashtu siç duhet, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të pushoni.

Vetëm pse ndiheni rehat në shtëpi,nuk do të thotë që ju nuk keni nevojë për pushim.

Menaxhoni shpërqendrimin

Qëndrimi në zyre na limiton numrin e shpërqendrimeve, por kur filloni të punoni në një ambient tjetër (sidomos në shtëpi), e keni shumë më të lehtë që të shpërqendroheni.

Bëhu i shoqërueshëm

Vetëm në rast se jeni të vet-izoluar, të punuarit nga shtëpia nuk do të thotë që ju nuk duhet të dilni nga shtëpia, apo që nuk duhet të shihni askënd. /Lajmi.net/