Kosova bëhet edhe me një federatë të re

Kosovës prej sot i është shtuar edhe një federatë e re Sportive.

Bëhet fjalë për Federatën e Padelit të Kosovës, një sport modern ky i cili ka marrë hov të zhvillimit në shumë shtete të botës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj federate Besim Shulemaja i cili në Facebook ka shkruar:

“Edhe një dëshirë e realizuar në vendlindjen time në Kosovë.

Sot edhe zyrtarisht kemi themeluar Federatën e Padelit të Kosovës duke ia shtuar Kosovës dhe një sport modern i cili ka marrë hov të zhvillimit në shumë shtete të botës.”

“I falenderoj gjithë delegatët për votën e tyre dhe ju uroj suksese edhe kolegëve të zgjedhur në bord (Ramadan Salihu, Suad Keci Sabri Krasniqi) të Federatës si dhe Sekretarit të Federatës Jusuf Kika.