Web Analytics

Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit, Rama: Seancë pa kuptim, mungesa e koordinimit me ndërkombëtarët zbeh pozitat e Kosovës

Botuar nga: InfoKosova

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot në lidhje me mbledhjen e së enjtes në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku është diskutuar për Kosovën dhe Serbinë.

Në një reagim në platformën X, Rama e ka konsideruar seancën pa kuptim duke shtuar se Kosova dhe Serbia duket të përqendroheshin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”, shkruan Rama.

Në anën tjetër, Rama i kërkon lidershipit kosovar të koordinohet me faktorin ndërkombëtar. Ai shton se qëndrimi vetëm e zbeh pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shton Rama. /Telegrafi/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT