Kosova e mrekullueshme, arrin rezultat pozitiv kundër Italisë

Paraqitja e Kosovës kundër Italisë gjatë ndeshjes së sotme ishte për tu mbajtur në mend.

Hendbollistët e Kosovës kanë dhënë maksimumin e tyre në këtë ndeshje, duke u angazhuar maksimalisht dhe duke arritur kështu të nxjerrin rezultat pozitiv.

Drilon Tahirkukaj ishte ai që shënoi golin e barazimit në minutat e fundit.

Kurse të gjithë këta hendbollist kanë dhënë maksimumin që ta arrijnë pikën e parë në kualifikimet e botërorit.

Kosova ndeshjen e radhës do ta ketë nesër ndaj Gjeorgjisë.

Kurse pas dy dite do të luajë edhe ndaj Rumanisë.