Kosova e përjetëson figurën e Dua Lipës në pullë postare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nesër do të nderohet nga Posta e Kosovës.

Kjo pasi që do të promovohet pulla postare Dua Lipa.

Pjesëmarrëse në ngjarje do të jetë vetë këngëtarja e hitit “Levitating”.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Administratës dhe Protokollit dhe kryesuesi i komisionit për aprovimin e pullave postare, Kamber Demaku./prive