Web Analytics
E premte, 21 Qershor, 2024
21.2 C
Pristina

Kosova e SHBA me marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë nesër (e diel) në takim nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.

Osmani dhe Allen do të nënshkruajnë marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Osmani dhe nënsekretarja Allen do të deklarohen për media.

Zyrtarja e lartë e DASH-it po nesër do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Allen ka arritur sot për vizitë në Kosovë, ku ka vizituar lokacionin arkeologjik të Dresnikut.

Nga rubrika