Nga një prilli i këtij viti nuk do të mund të bëhet asnjë pagesë, nëse buxheti për vitin 2020 nuk miratohet.
Buxhetit më të madh në historinë e Kosovës prej 2 miliardë e 370 milionë euro , dalëngadalë po i vije fundi.
Ndërkohë, buxheti për vitin 2020 nuk është miratuar fare.
Madje ende nuk është dërguar as në Kuvend, e krejt kjo si pasojë e situatës politike në vend.
Ndërsa mos miratimi i buxhetit për këtë vit, rrezikon ta sjellë Kosovën para një kolapsi buxhetor.
Madje një gjë e tillë mund të ndodh që nga muaji prill i këtij viti.
Ndërsa se nuk ka para për muajt në vijmë e pranon edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
E kolapsit financiar i frikësohen edhe ekspertët e ekonomisë.
Sipas Naim Gashit, vonesat në miratimin e buxhetit për vitin 2020 janë jashtëzakonisht të dëmshme për shtetin.
Por, a ka ndonjë gjasë që qeveria në detyrë të procedoj ligjin për buxhetin në Kuvend, që tashmë është i konstituuar.
Deri më tani është e miratuar vetëm korniza afatmesme e shpenzimeve 2020 – 2030, e cila paraqet dokumentin kryesor, mbi bazën e të cilit do të duhej të hartohej buxheti vjetor për vitin 2020.
Sipas kësaj kornize, buxheti i Kosovës parashihet të jetë rreth 2.4 miliardë euro.