Kosova u vonua në ndalimin e përhapjes së Koronavirusit, thotë Avni Jashari

Në Kosovë u konfirmuan dy raste të infektuar me Koronavirus Covid-19.

Për këtë, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Avni Jashari ka reaguar duke akuzuar institucionet kompetente për neglizhencë të situatës.

Ai ka thënë se masat për tu përballur me Coronavirusin nuk kanë qenë të nivelit të kënaqshëm.

Postimi i plotë i Avni Jasharit:

Masat për tu përballur me Coronavirusin nuk kanë qenë të nivelit të kënaqshëm, ne vepruam vonë duke pritur që të shënohen rastet e para me këtë virus, e duke pas parasysh që inkubacioni i këtij virusi është 14-17 ditë kjo ka qenë njëra prej arsyeve që është dashtë: fillimisht ushtarët paqeruajtës të KFOR-it e në veçanti ata italian që janë në Kosovë është dashtë që të mos u lejohet udhëtimi për në shtetin e tyre amë, një ashtu e njëjta do duhej të ishte edhe për familjarët e tyre që do mund të udhëtonin drejt Kosovës për t`i takuar të dashurit e tyre.

Kjo nuk u bë, tutje kufijtë më vendet që janë prekur me këtë virus, si Shqipëria, Maqedonia e Veriu e Serbia ishte dashtë të mbyllën qysh 2 jave më parë.

Këta janë hapat e gabuar që ne nuk arritëm t`i bëjmë duke pësuar në ato që pësuan shtete që nuk ishin në gjendje ta menaxhonin këtë virus duke e neglizhuar fuqinë e goditjes së tij (Lexo: Coronavirus).

Çdo hap tani e tutje është gati i panevojshëm… Ja pafshim “hajrin” Coronavirusit.