Kosovarët me zemër të madhe, ofrojnë ushqim falas në restorantin e tyre pasi Teksasi u përball nga stuhia e borës

Pronarët shqiptarë të restorantit “Bella Italian” në Plano të Teksasit, Ari Isufaj dhe Blinera Isufaj kanë vendosur të gatuajnë vakte  për më tepër se 500 persona pasi Teksasi u përball nga stuhia e borës, raporton “Foxnews”.

Isufaj ka thënë të shtunën se konsumatorët besnikë e kanë mbajtur restorantin gjatë pandemisë, dhe dëshiron ta kthejë favorin.

“Ne kemi nisur të lidhemi më tepër me komunitetin tonë kur na erdhi pandemia, ata vërtetë na kanë përkrahur për në një nivel tjetër”, ka thënë Isufaj për “Fox & Friends Weekend”.

Kur i ftohti rekord erdhi ne Planon, duke lënë pjesën më të madhe të vendit pa energji elektrike, Isufaj dhe Shurreca dëshironin të përkujdeseshin që banorët të kenë së paku ushqim të ngrohtë.

Ata nuk kishin energji elektrike në shtëpi, kështu që shkuan në restorant për të gatuar për vete dhe vendosën të bënin të njëjtën gjë “për gjithë tjerët”, thotë Isufaj.

Ajo ka përgëzuar përkrahjen e jashtëzakonshme dhe donacionet nga shteti për komunitetet në Teksas që janë përballur nga stuhia e borës./Kosovarja/