Kosovarëve që kanë mbetur në Suedi, u kërkohet t’i vazhdojnë vizat!

Shumë qytetarë të Kosovës kanë mbetur nëpër shtete të ndryshme të botës, pasi shpërndarja e virusit COVID-19 ndikoi që të ndërmerren masa të ndryshme mbrojtëse, gjë kjo që ndikoi edhe në ndalimin e fluturimeve.

Njësoj ka ndodhur edhe në shtetin skandinav, atë të Suedisë.

Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije-Geci Shefii tha se qytetarët që e kanë vizën me afat të skaduar, të aplikojnë për vazhdimin e tyre, derisa Qeveria e Kosovës të marrë vendim për kthimin e tyre.

Kemi shumë thirrje telefonike dhe emaile nga ju ku na kërkohet këshillë për vazhdimin e vizave në Suedi.

Derisa jemi në pritje të një vendimi për kthimin tuaj në Kosovë, ju lutemi që ju që i keni vizat tuaja afër skadimit, të aplikoni për vazhdimin e tyre.

Kemi kontaktuar Autoritetin e Migracionit Suedez – Migrationsverket, dhe sipas udhëzimeve që kemi pranuar nga ta, ju mund të aplikoni për lejeqëndrimin tuaj përmes faqes së tyre të internet”, shkroi ndër të tjerrash ajo./Indeksonline/