Web Analytics
BallinaLAJMEAKTUALEKosovari bën gara me BMW në Zvicër duke pasur fëmijët në veturë

Kosovari bën gara me BMW në Zvicër duke pasur fëmijët në veturë

Një kosovar 27-vjeçar, në mbrëmjen e të shtunës, në prani të të gjithë familjes së tij, dy fëmijëve të vegjël dhe bashkëshortes së tij, u lëshua në garë shpejtësie me një shofer 30 vjeçar të një makine Audi.

Ata po bënin një garë të paligjshme në rrugët e qytetit Wels, Austri.

Babai i dy fëmijëve përshpejtoi BMW-në e tij të fuqishme në zonën lokale duke ia shkelur deri në 120 km/orë.

Në këtë mënyrë ai vuri të afërmit e tij në rrezik.

Policia menjëherë ndërhyri dhe ndaloi garuesit.

Por, në vend që të ishte i mirëkuptueshëm kosovari u fërshëlleu policëve dhe tha se kishte parë patrullën që kishte ngarë pas tij, por që ai nuk e kishte ndryshuar stilin e tij të vozitjes për shkak të kësaj.

Nga ana tjetër, kundërshtari i tij ishte më i zgjuar dhe kërkoi falje.

Të dy “garuesit” kanë disa padi pas vetes./Kosovarja

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit