Kosovari i bllokuar në Kroaci ankohet për çmimet e shtrenjta

Haxhi Krasniqi, një qytetar nga Kosova tregoi në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova rreth gjendjes në të cilën ndodhet Zagrebi pas tërmetit që e ka goditur.

“Pak minuta pasi ndodhi tërmeti kam arritur të dalë jashtë.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Tani qyteti i ka kthyet normalitetit ”

Krasniqi tregoi edhe arsyen se pse ndodhet në Zagreb.

Ai shtoi se e ka të pamundur të kthehet në Kosovë shkaku i mbylljes së kufijve, për shkak të koronavirusit.

“Rasti im është delikat.

Unë kam ardhur të punoj këtu. Unë kam pasur të kthehem në Kosovë me datë 15, por për shkak të mbylljes së kufirit kam mbetur, për shkak të koronavirusit.

Kam biseduar me Ambasadën por nuk na kanë ofruar ndonjë informatë.

Unë jam duke fjetur në një hotel të shtrenjtë nuk e di se sa do të zgjatë kjo.

Kam filluar të mbetem pa para. Ambasada po thotë vetëm lëreni numrat, asgjë ma shumë “.