Kosovarja e ngujuar në Spanjë nga pandemia Covid-19 sot kthehet në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, ka bërë të ditur se një vajzë kosovare sot është duke u kthyer nga Spanja pasi kishte mbetur e ngujuar atje.

“Një vajzë e ngujuar në Malaga që nga shpërthimi i pandemisë në Spanjë, sot po kthehet ne Kosovë.

Riatdhesimi i saj po ndodhë pas shumë përpjekjeve”.

“I falënderoj të gjitha institucionet dhe njerëzit e involvuar në këtë proces.

Vajzës i dëshirojmë fluturim të mbarë dhe bashkim sa më të shpejtë me familjen”, ka shkruar Kryeziu në rrjetin social Facebook.