Web Analytics
BallinaLAJMEKQZ-ja kufizon shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore për Komunat veriore

KQZ-ja kufizon shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore për Komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti online mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Nëpërmjet këtij vendimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë.

Vendimi i KQZ-së mbështetët në të dhënat jo-përfundimtare të listës së votuesve në këto komuna, sipas tabelës në vazhdim:


Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit