Krasniqi: Më 14 nëntor, na duhet mbështetja e juaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar mbështetje për kandidatët për kryetarë komunash të partisë së tij në rundin e dytë të votimeve.

PDK është në balotazh në tetë komuna, kurse Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar përkrahjen e njëjtë që iu dha atyre në rundin e parë.

“Më 14 nëntor, na duhet mbështetja e juaj, e tillë si në raundin e parë – kur tejkaluat barrierat partiake dhe votuat kandidatët e PDK-së, për ta fituar qeverisjen e mirë në Prizren, Vushtrri, Malishevë e Klinë, ashtu si në Drenas, Kaçanik, Shtime e Dragash, me kryetarë që punojnë ndershmërisht dhe për të gjithë”.

“Prandaj, le të bëhemi bashkë të dielën për fitoren e radhës, në numrin 177, për të qeverisur në katër vjetët e ardhshme, bashkë për Kosovën!”, ka shkruar Krasniqi./Telegrafi/