Web Analytics
BallinaKrasniqi: VV për t’i ruajtur 5 ministri për vete, po i shton...

Krasniqi: VV për t’i ruajtur 5 ministri për vete, po i shton edhe dy tjera, një për LDK e një për Srpskan

Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, më pas anëtarë i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar për propozimin e fundit të Lëvizje Vetëvendosje për marrëveshje me LDK-në.

Krasniqi tha s e sa herë që VV bën veprimet e njëjta me qeverisjet e kaluara, thotë se ato po i bën për të tjerët, e jo për vete.

Ai tha se Vetëvendosje për t’i ruajtur pesë ministri për vete, po i shtone dhe dy të tjera, transmeton Indeksonline.

Një për LDK-në, e një tjetër për Srpskan.

Postimi i plotë:

Saherë që VV bënë veprimet e njejta me qeverisjet e kaluara, thotë se ato po i bën për të tjerët e jo për vete.

Rritja e numrit të ministrive është kryekëput logjikë e bazuar në rehatime e pushtet.

Njësoj si pushtetet e kaluara.

Veç arsyetimi ndryshon.

VV për t’i ruajtur 5 ministri për vete po i shton edhe dy të tjera.

Një për LDK-në e tjetrën për Srpskan.

Sepse popullistët veprojnë njësoj me ata që i kritikonin.

Por tash gjithçka e arsyetojnë me interesin e popullit.

Rrjetet Sociale

630,264FansaPëlqeje
28,212NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit