Krenar Çoçaj s’duroi më dhe iu ankua publikisht Luanës

Në llogarinë e saj në Instagram, Luana Vjollca tregon vazhdimisht se është e impenjuar me punë nga mëngjesi në darkë, duke u marrë me projektet e saj të reja.

Ndërkohë që po përgatitet për emisionin e ri, Luana po punon edhe për një projekt muzikor.

Mirëpo, këto angazhime të shumta të Luanës duket se e kanë lodhur partnerin e saj, Krenarin.

“Lodhja” e tij ka arritur deri në atë pikë sa Krenari i është ankuar publikisht moderatores në postimin e fundit në Instagram.

Krahas fotos ku Luana tregon se ndodhet në studio duke regjistruar, partneri i saj shkruan:

“Na ke lodh pune pune qu shko naj pushim mo’.