Kreu i MPBAP-së, Sveçla: Nëse Thaçi e ka takuar Pacollin, duhet të futet në karantinë- kërkon që të deklarohen të dytë

Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit si dhe mundësinë që presidenti Hashim Thaçi së fundi ka udhëtuar për në Shqipëri, pa e bërë të ditur këtë lëvizje.

Sveçla tha se nëse presidenti ka udhëtuar në Shqipëri për t’u takuar me deputetin Behgjet Pacolli atëherë është veprim që thyen vendimet e marra nga ministria e Shëndetësisë, respektivisht Qeveria e Kosovës.

“Dyshimi që ka lindur me lëvizjet te z.Pacolli pra nëse aktualisht personi në fjalë gjendet në Kosovë ka përligjur skenarët që po qarkullojnë kudo.

Për ne nuk janë shqetësim skenarët, por më shumë fakti se nëse del i vërtetë objekti i tyre vihet në dyshim fuqia e ligjeve të Kosovës si dhe vendimeve të qeverisë në kuadër të luftimit të pandemisë.

Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e policisë kufitare që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror pak para orës 18:00 në drejtim të Shqipërisë.

I njëjti është kthyer në Kosovë, pak pas orës 19:00, kur eskorta e presidentit është ndaluar është konstatuar se në veturën e dytë ndodhet presidenti .

Poashtu është vërejtur që presidenti ishte ulur në ulësen e parë përkundër rregullave të sigurisë për personat VIP.

Policia për shkak të xhamave të zi, nuk ka mund të dallojë nëse ka persona të tjerë prapa.

Vetuar e presidentit ishte e përcjellur nga një veturë tjetër në të cilën ishte vetëm një person.

Çdo vizitë e presidentit jashtë kufijve qoftë zyrtare apo private duhet të komunikohet tek protokolli shtetërore i MPJ-së.

Është konfirmuar që protokolli përkundër dispozitave nuk është njoftuar lidhur me vizitën e presidentit në Shqipëri”, tha Sveçla.

Ai shtoi se deri më tani nuk kanë konfirmim se Thaçi ishte i shoqëruar nga Pacolli dhe nëse një skenar i tillë është i vërtetë ndikon në Republikën e Kosovës dhe do të paraqiste mos-respektim të organeve të rendit.

U.d. ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, mban konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit

U.d. ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, mban konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit

Gepostet von IndeksOnline am Mittwoch, 29. April 2020

“Shkelja e vendimeve të ndërmarra të hartuara nga organi kompetentë këtë rast nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të kontrollimti të pandemisë është vepër penale e përshkruar në Nenin 250 të kodit penal, sipas vendimit të qeverisë personat për të cilat vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimte në sëmundje nga koronavirus futen në karantinë, rrjedhimisht nëse vërtetohet se presidenti ka qenë i shoqëruar nga z.Pacolli obligohet që t‘i nënshtrohet karantinës ose vetëizolimit.

Nisur nga kjo nëse me të vërtet deputeti Pacolli ka qenë në veturën e presidentit me sjelljen e treguar ka shkelur me vetëdije të plotë obligimin për karnatinim ose vetizolim për të cilin ishte i informuar edhe para nisjes për në Kosovë.

I kërkojmë presidentit që të përgjigjet se pse ka vendosur të bëjë tejkalimin e protokollit shtetërorë, ndërsa z.Pacolli i kërkojmë që të shprehet tani menjëherë se ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik në një moment të caktuar brenda kufijve të Kosovës , policia do të ndërmarrë masa të caktuara me legjislacionin në fuqi.

Unë shpresoj si ministër por edhe si qytetar i Kosovës që një skenar i tillë të mos ketë ndodhur për shkak se dua të besoj se presidenti dhe deputeti nuk do të bënin veprime të tilla që vënë në rrezik jo vetëm jetën e qytetarëve, por edhe rendin juridik të vendit”, tha ai./Indeksonline/