Krijohet çifti jashtë “Për’puthen”, Sindi dhe Blerimi kapen bashkë

Duket se një çift është gati të dalë nga “Përputhen”.

Sindi Loci para pak kohe ka përfunduar rrugëtimin në “Përputhen”, ku si shumica e konkurrentëve doli e vetme.

Por, pas daljes nga emisioni, ajo ka vazhduar njohjen me Blerim Dautin, me të cilin kohën e fundit është parë shumë shpesh bashkë.

Madje, në rrjete sociale, dyshja kanë bërë edhe dedikime për njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se janë në rrugë të mirë të njohjes.

Edhe mbrëmë, Sindi dhe Blerimi u takuan dhe ndanë me ndjekësit në rrjete sociale pamje, ku shihen të lumtur në shoqëri të njëri-tjetrit.

“Shume i zen je”, i shkruan Sindi, ndërsa Blerimi iu përgjigj duke e ‘thumbuar’ Arjanin.

“Jo une interesin per ty e kam vetem me kamera hapur, sic thoshte Arjan Konomi dikur hahaha”, shkruan ai. /Lajmi