Web Analytics
BallinaSHOWBIZKriset marrëdhënia e Megi Pojanit me Endri Çekiçin/ Pse po i vjen...

Kriset marrëdhënia e Megi Pojanit me Endri Çekiçin/ Pse po i vjen fundi lidhjes së shkurtër

Jeta private e Megi Pojanit është prej kohësh në qendër të vëmendjes, vetëm pak kohë më parë, u konfirmua lidhja e saj me futbollistin Endri Çekiçin.

Si Megi, ashtu edhe futbollisti kanë heshtur në lidhje me këto zëra, por kanë qenë pamje të ndryshme dhe detaje të njëpasnjëshme që kanë vërtetur lidhjen e tyre, e ftuar së fundmi në “Wake Up”, Megi është pyetur për jetën në çift ku ka bërë rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit.

“Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini)”, shprehet Megi.

“Je single dhe e disponueshme?”, e pyeti moderatori.

“Gjithmonë Jam shumë hermetike Nuk ka asgjë për të ndarë Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo.

E duket se është kjo përgjigje ajo që paralajmëron një krisje në lidhjen e dyshes.

Aktualisht, Megi është e angazhuar si konkurrente në “Dancing With the Stars” çfarë ka bërë që dy të rinjtë të kalojnë kohë larg njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, Endri vijon angazhimin e tij në skuadrën e Konjas në Turqi, çfarë e bën të pamundur lëvizjen e tij për të takuar partneren, duket se largësia ka sjellë edhe problemet e para në historinë e shkurtër të dy të rinjve e duket se kjo krisje ka shkuar deri aty, sa Megi doli në emision dhe pranoi se ishte single por, duket se çifti ende ndiqet në rrjetet sociale, çfarë nënkupton se fjala e fundit ende nuk është thënë, me gjithë tensionin e krijuar në marrëdhënie.

Së fundmi, Megi ishte e ftuar në “Pardon my french”, ku mesa duket ajo ka “pranuar” se tashmë e ka një partner, madje ka ironizuar dhe thashethemet që kanë qarkulluar për të.

E pyetur nëse është Jurgeni, balerini i cili do e shoqërojë përgjatë rrugëtimit në “DWTS” i vetmi partner në jetën e saj, kërcimtari u shpreh se “Megi këto tre muaj e ka të ndaluar të ketë partner, kështu që për sa kohë është në ‘DWTS’ është vetëm partnerja ime, kështu që çuna as mos tentoni fare” “Po bëj një regjim totalitar Nëse dini ndonjë partner tjetër timin mund ta thoni, po unë vetëm Jurgenin di si partner”, shprehet Megi./Panoramaplus/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit