Krizë në LDK: Driton Selmanaj i thotë Vjosa Osmanit të jap dorëheqje nga partia, ‘je kundër ne’

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kërkuar që nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani të jap dorëheqje nga partia.

Selmanaj ka kritikuar ashpër Osmanin pasi ajo po del kundër qëndrimeve të LDK’së dhe po ndërton karrierën politike duke kundërshtuar këtë parti që i përket edhe ajo.

Sipas tij, Osmani është një shembull i gabuar politikbërës dhe ka kërkuar dorëheqjen e saj nga LDK’ja.

Në një intervistë për Saktë, me gazetarin Xhevdet Pozhari, që do të transmetohet në ora 18:00, Selmanaj ka thënë se “koalicioni LV – LDK, i ngjan një “fryti” që dy palët po e vrasin pak para lindjes../gazetametro.net