Kryeministri Hoti s’po e “rrudhë më doren”, paguan gati 100 mijë euro për këtë tender!

Kohët e fundit dukshëm është folur rreth asaj,  se si numri një i Qeverisë di të kursejë sa u përket financave personale.

Por, po ai duket se nuk po e “shtrëngon” edhe aq dorën sa i përket buxhetit të shtetit.

Kështu, Zyra e kryeministrit të vendit, ditë më parë ka arritur të finalizojë një tjeter tender, me marrëveshje.

Për tenderin “Shërbime të shtypjes, marketingut dhe shërbime të skenografisë për raste ceremoniale dhe festive”, fillimisht janë dhënë hiç më pak se 98 mijë e 500 euro.

Në tenderin e publikuar nga prokurimi, bëhet me dije se vlera e përgjithshme e kontratës është 96 mijë e 323 euro.

Ndërkaq, bëhet me dije se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë, është bërë për 36 muaj.

Ndërkohë bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë po ashtu 96 mijë e 323 euro.

Tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “VM3” Sh.P.K./IndeksOnline/