Kryeministri Kurti flet nga aeroporti i Teksasit, paralajmëron vizita në këto vende të ShBA-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar tash e disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku po kryen një seri takimesh me biznesmenë, sidomos ata të Komunitetit Shqiptaro-Amerikanë.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Kurti ka paralajmëruar se vizitën e radhës do ta realizojë në Iowa, një shtet mik i Kosovës

“Në Texas kemi pasur takime shumë të dobishme me komunitetin e biznesmenëve shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë, por në të njëjtën kohë edhe me ata të cilët janë në fushën e agrokulturës, sepse në Republikën e Kosovës për këtë vit e kemi rritur buxhetin posaqërisht për mbrojtje e siguri, dhe për bujqësi.

Pas këtyre takimeve dhe bashkëbisedimeve do të vazhdojmë për Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku e kemi një marrëdhënie speciale për shkak të Gardës Nacionale, por gjithashtu edhe për shkak të Konsullatës tonë” deklaroi ai.

Kryeministri Kurti paralajmëroi që pas Iowas, do të organizojë vizita edhe në Chicago, Michigan, New York e Washington DC.