Kryeministri Kurti zgjedhë që mesazhet për COVID-19 t’i përcjellë përmes Capital T

Në situatë ku kërkohet vigjilencë e shtuar për frenimin e përhapjes së coronavirus-it, Kryeministri Kurti ka zgjedhur që mesazhet t’i përçojë përmes fytyrave publike për audiencën në Instagram e cila është më e re.

Ai ka postuar video-mesazhin e reperit Capital T që bën thirrje të qëndrohet në shtëpi.

Ndërkaq vetë Kryeministri Kurti në postimin e bërë është shprehur: ‘Shumë herë ju kam thirrë t’dilni n’protesta.

Tash është trimni t’qëndroni n’shpi.

T’falemnderit Trim Ademi’.

Video-mesazhi i plotë, më poshtë. /Prive.al

Këtu e keni videon