Kryetarja e Kuvendit del kundër LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë për votimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti, i iniciuar nga grupi parlamentar i LDK-së.

Mirëpo, kundër partisë së saj, ka dal kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka qenë kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Në kryesinë e Kuvendit kanë votuar gjashtë anëtarët e kryesisë, dhe vetëm Osmania dhe nënkryetarja Arbërie Nagavci kanë votuar kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë, ndërsa katër nënkryetarët tjerë kanë votuar pro.

Këtë e ka konfirmuar shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, pas mbledhjes së Kryesisë.

“Të gjitha grupet parlamentare, pa përjashtim, kanë qenë për seancë.

4 vota për dhe 2 kundër.

Nga 6 anëtarët e Kryesisë, kryetarja dhe nënkryetarja kanë kërkuar që seanca të mbahet në rrethana tjera. Seanca është kërku që të mbahet në ora 11”, deklaroi Selimi.

Përveq që ka votuar kundër mocionit të iniciuar nga partia e saj, LDK-ja, Osmani nuk është ndalur me kaq, por ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që nesër mos ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

“Nuk e përkrahi këtë mocion dhe i bëjë thirrje që të gjithë deputetëve që të mos ta përkrahin këtë mocion.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/263637034644002/

Një qeveri e re teknike nuk mund ta përfshijë në vetvete postin e kryetares së Kuvendit”, ka thënë Osmani, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë. /Insajderi.com