Kryeziu: Kabineti i Kurtit nuk është në listën e zezë të SHBA-ve

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Perparim Kryeziu, ka thënë se ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Albin Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sipas tij, Kurti veçse ka vizë të vlefshme amerikane.

“Është për t’u habitur mungesa e informacioneve me të cilat zyrtarë të lartë politikë dhe institucionalë veprojnë, aq sa edhe nga papërgjegjësia e tyre për të shpërndarë në opinion publik deklarata dezinformuese”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/139247687699387