Web Analytics
BallinaKthehet në rigjykim rasti “Pronto”

Kthehet në rigjykim rasti “Pronto”

Gjykata e Apelit, më 30 qershor 2020, ka ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Pronto” dhe i kishte dënuar me kusht Adem Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Se rasti është kthyer në rigjykim e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu, e cila ka thënë se rasti është kthyer në rigjykim pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë.

“Mund t’iu konfirmoj që me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë lënda në rastin e A.G është kthyer në rigjykim”, ka thënë ajo.

Të njëjtën e ka konfirmuar edhe avokati i Adem Grabovcit, Florent Latifaj.

“E ka kthyer jo në gjykatën e shkallës së parë, por në Gjykatën e Apelit pasi kjo gjykatë e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

Gjykata Supreme e ka dërguar kërkesën e ligjshmërisë prapë në Gjykatën e Apelit”.

Adem Grabovcit i ishte shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 2 muaj burgim, Ilhami Gashit dënim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim dhe Sadat Gashit burgim ne kohëzgjatje prej 8 muajsh./indeksonline

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit