Ku do punojë tani? Xhemi Shehu e konfirmon: Ika nga Portokalli ja përse

Pak kohë më parë, në media qarkulloi lajmi se Xhemi Shehu ka firmosur dorëheqjen nga “Portokalli”.

Megjithatë, vetë moderatorja nuk kishte konfirmuar asgjë zyrtarisht.

Ditën e sotme, Arbana Osmani ka postuar një foto ku shihet krahë Xhemit, teksa ka shkruar:

“Mëngjese të bukura me zemrën”

Por, një nga ndjekëset i ka drejtuar pyetjen e drejtpërdrejtë Shehut:

“E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?”

Dhe Xhemi nuk ka hezituar të përgjigjet.

“Po”, është përgjigjur moderatorja, duke konfirmuar kështu largimin nga spektakli i humorit.

Një tjetër ndjekëse ka pyetur nëse Xhemin do ta shohim në ndonjë program tjetër apo këtë vit do ta bëjë pushim.

Por, kjo e fundit nuk ka dhënë ende një përgjigje.

Nuk dihet ende nëse sezoni i ri televiziv do ta rigjejë Xhemin në ekran, megjithatë kjo mbetet të mësohet në vijim.