“Ku e ke bossin e madh”? Fjoralba i kthen përgjigje epike ndjekësit

Fjoralba Ponari është provokuar nga një ndjekës përmes Instagramit.

Moderatorja e njohur shqiptare ka vendosur që tua mundësojë ndjekësve t’i shtrojnë asaj pyejte nga më të ndryshmet.

Por, njëri nga ta është treguar më injorant dhe i thotë Fjoralbës se “Ku e ke bossin e madh”.

Ndaj Fjoralba s’ka vonuar t’i kthejë përgjigjen e merituar.

“I thashë të kalonte nga shtëpia jote, që të kesh me çfarë të shtysh muajin.

Mentaliteti tipi i një shqipoje ky.”- shkruan ajo, sigurisht e zhgënjyer nga pyetja që i është drejtuar. /Lajmi.net/