Ku e la Tayna hundën?

Rep artistja prizrenase Tayna dhe reperi Azet veç se kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre.

Duke qenë se janë dy emra të pëlqyer nga publiku e të kërkuar mjaft shumë mbrëmjeve muzikore, padyshim pritet që të jetë një super hit.

Dje në media ka qarkulluar një foto e marrë nga prapaskenat e klipit që pritet të lansojë dyshja, por si zakonisht vëmendje mori paraqitja e Taynës.

Ajo çka ra dukshëm në sy është hunda e reperes, e cila duket më e vogël se sa herën e fundit kur e kemi parë atë.

Rikujtojmë, se kohë më parë Tayna ishte ‘kapur’ me një fans pikërisht sherri hundës./Kosovarja/