Modelja dhe influencuesja Eriona Sejdiu ka befasuar ndjekësit e saj me rikthimin e shpejtë në formë pas lindjes së djalit të saj.
Në postimet e fundit në Instagram, Eriona shfaqet me linja të përkryera, duke treguar se kujdesi dhe përkushtimi ndaj vetes kanë dhënë rezultat.
Pas lindjes, Eriona ka punuar me intensitet për të rikthyer format e saj trupore dhe ky përkushtim është vënë re nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për fizikun e saj të tonifikuar.
Ajo reflekton vetëbesim dhe energji pozitive, duke u bërë inspirim për shumë nëna të reja.
Me këtë rikthim mahnitës, Eriona dëshmon se mund të mbash balancën mes mëmësisë dhe kujdesit për veten, duke mbetur një nga figurat më të admiruara në botën e modës dhe influencës./InfoKosova/
Shiko foton: