Ku ka humbur Elvana Gjata?

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata tash e disa kohë ka qëndruar shumë në hije duke qenë kështu mjaftë e tërhequr sa i përket jetës së saj profesionale.

Që më shumë se një vit këngëtarja nuk ka publikuar asnjë projekt muzikor.

Ndërkaq viti 2019 kishte qenë mjaftë aktiv për këngëtaren, gjatë atij viti ajo ka publikuar disa projekte muzikore duke rezultuar kështu shumë të suksesshme.

Gjatë verës së vitit 2019, Elvana ka bërë një bashkëpunim bashkë me këngëtarin e njohur Ardian Bujupin me këngën “Meine Liebe”.

Gjatë kësaj kohe Elvana ka bërë edhe disa këngë të tjera që u pëlqyen mjafte shumë.

Kënga e radhës ishte kënga e titulluar “A mdon” duke vazhduar me “Tavolina e mërzisë” dhe duke përfunduar kështu me pjesëmarrjen e saj në festivalin e RTSH-së ku mori pjesë me këngën “Me tana”.

Ajo erdhi me një përformancë mjaftë interesante duke bërë kështu që kënga të pëlqehej edhe më shumë nga publiku.

Megjithatë Elvana nuk ishte ajo e cila fitoi në këtë festival, ajo mori vendin e dytë.

Ndërkaq ajo pas kësaj shumë shpesh ka reaguar edhe në llogarinë e saj në Instagram duke thënë se kënga e saj nuk ishte vlerësuar sa duhej.

Tash e më shumë se një vit Elvana nuk ka publikuar asnjë projekt tjetër muzikor, duke i lënë të gjithë shumë kuriozë për këtë largim të menjëhershëm të këngëtares.

Ndërkaq ajo nuk është fare aktive as në llogarinë e saj në Instagram, që nga nëntori ajo nuk ka publikuar asgjë.

Megjithatë arsyeja e gjithë kësaj ende nuk është bërë e ditur, por për më shumë lidhur me këtë si duket duhet të presim këngëtaren./GazetaExpress/