Web Analytics

Kujtohen fëmijët e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë

Botuar nga: InfoKosova

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, ka kujtuar fëmijët që ishin zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, MPJD ka shkruar se qëndrojnë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve, gjithashtu, është thënë se kjo ministri është e përkushtuar edhe për autorët përgjegjës për krimet e tyre.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, kujtojmë solemnisht fëmijët që ishin viktima të zhdukjeve të dhunshme nën regjimin serb në Kosovë.

Ne qëndrojmë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës për krimet e tyre”, thuhet në postim.

Të FUNDIT