Zakonisht, Kampionateve Botërore ua shohin hairin futbollistët, të cilëve mund t’ju rritet vlera falë paraqitjeve me Kombëtaret përkatëse. Por, Kupa e Botës në futboll ka ditur që t’ua ndryshojë jetën edhe tifozeve të futbollit.
Për shembull, tifozja kroate, Ivana Knoll u bë e famshme globalisht falë linjave të saj perfekte, derisa u shfaq në disa ndeshje të kroatëve, por edhe të tjera në Botërorin e Katarit mes nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2022.
Por, hairin Kupës së Botës ia pa edhe një tifoze rumune, shkruan “Gazeta Express”. Më saktësisht, stjuardesa atraktive, Adriana Paul u bë e famshme pasi e mbajti në duar trofeun e Botërorit gjatë ceremonisë, të fituar nga Argjentina e Lionel Messit. E më pas, ajo u bë e famshme globalisht, njëjtë si tifozja kroate.
Ajo madje thuhet se e ka nisur një lidhje me yllin brazilian, Neymar, i njohur për lidhjen me femrat më të bukura të rrjeteve sociale. Paul pas Botërorit e dha një intervistë, përmes së cilët tregoi se e kishte një fëmijëri të lumtur, derisa iu ndihmonte gjyshit dhe gjyshe në fermën e lopëve. Shiko foton: