Kuptojeni tani se a është i martuar Leonardo diCaprio

Një burim tha se Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone u martuan në fshehtësi para ndarjes së çmimeve Oscar dhe se ajo tashmë është shtatzënë!

Lajmet u shfaqën së pari në kopertinën e muajit mars për revistën “OK”.

Në këtë resvistë thuhej se çifti ishin gati për “ata jetuan te lumtur në jetë të jetëve”!

Sipas një burimi Leonardo, 45 vjeç dhe Camila, 22 vjeç, po përgatiten për jetën e tyre së bashku dhe po planifikojnë të kenë një familje.

Fansat u habitën kur e panë Camila-n në tapetin e kuq me aktorin, si dhe në Oscar After Party.

Dhe që nga ajo kohë shumë prej tyre kanë filluar të besojnë se të dy ishin martuar.
Një burim i afërt me çiftin shprehet:

‘Leo dhe Camila u martuan fshehurazi pak para ndarjes se çmimeve Oscar.

Ata u përpoqën të ruanin sekretin sa të mundnin, por tani kanë vendosur që ka ardhur koha që më në fund të japin lajmin e mirë për miqtë e tyre.’

‘Ekziston një thashethem se Camila është shtatzënë – tha burimi- Camila dhe Leo të dy duan të jenë prindër dhe kanë lënë të kuptohet se po përpiqen shumë.’.